Kush bën një jetë sedentare, ka rreth 44 për qind më pak spermë në krahasim me person që merren me aktivitete sportive. Sipas një studimi të fundit kush shikon televizion më shumë se 20 orë në javë, kanë gjysmën e spermës në krahasim me bashkëmoshatarë aktivë. Nëse i përkushtoheni me përkujdesje sportit, deri në 15 orë në javë, duke përfshirë këtu ushtrimet intensive, atëherë “llogaria” e spermës tuaj është shumë herë më e lartë se personave që nuk kryejnë asnjë aktivitet. Studimi i publikuar në ”British Journal of Sports Medicine”, ka studiuar cilësinë e spermës tek 189 burra, nga SHB A, rreth moshës 18-22 gjatë viteve 2009 e 2010. Më shumë se gjysma e burrave ishin në peshë normale, dhe një në katër burra ishin duhanpirës. Ndërkohë që sasia e ushtrimeve fizike kryer varionte nga 5 deri në 14 orë në javë, teksa qëndrimi para televizionit ishte 4 deri në 20 orë në javë. Përqendrimi i spermës në kushtet standarde ishte i barabartë me 53 milionë për milimetër të spermës.






