Të gjithë amerikanët duket se po e shihnin fitoren e tyre ndaj Ganës 2-1 në Kupën e Botës
“Hakmarrje e ëmbël”
Futbolli si sport ka luftuar gjithnjë që të jetë pjesë e Shteteve të Bashkuara, por një video e bukur e Presidentit Obama, si dhe tweet-et e bëra në Twitter nga njerëz të njohur si Arnold Schwarzenegger, Ellen Degeneres dhe Lebron James, treguan se SHBA ka fansa të shumtë. Goli që në minutat e para të Clint Dempsey-t ishte një fillim perfekt për SHBA-në, dhe pas barazimit të Andre Ayew të Ganës, John Brooks ngriti në këmbë stadiumin duke shënuar përsëri për Amerikën në minutën 86. Ishte një hakmarrje e ëmbël për Amerikën të cilët u mundën në Kampionatin Botëror 2010 nga Gana.
“Ne kemi histori me Ganën. Ata na kanë mundur në 2 kampionatet e fundit botërore, dhe përsëri na bënë të vuanim këtë ndeshje,”- tha Dempsey.
Goli i Brooks (amerikan i lindur në Gjermani) gjithashtu tregoi se politika e Jurgen Klinsman për rekrutimin e lojtarëve me dy kombësi, funksionoi. Përveç Brooks ka edhe disa lojtarë të tjerë me prejardhje gjermane. Fitorja dukej qartë që kishte shije gjermane.
Kjo fitore ishte një arritje e madhe për SHBA-në, ndërkohë që po ndiqej nga i gjithë vendi. Futbolli ka gëzuar një rritje më të madhe të numrit të tifozëve në vend vitet e fundit. Shenjat kanë treguar se kjo është loja amerikane për meshkuj më e shikuar në histori dhe kjo fitore padyshim që e ka rritur interesin.

Ç’do të ndodhë më vonë?
Amerikanët shpresojnë që ta mbajnë ritmin e tyre në ndeshjen e rradhës përballë Portugalisë të dielën përpara se të ndeshen me favoritët e grupit, Gjermaninë. Me mbylljen e kampionatit të bejsbollit dhe basketbollit, futbolli i skuadrës kombëtare do të jetë në qendër të vëmendjes dhe do të mbulohet nga mediat. Nëse ata shmangin humbjen përballë Portugalisë, do të kenë shanse të mira për t’u kualifikuar.
Çfarë thonë mediat amerikane?
Dan Wetzel, Yahoo Sports: Gjermani Jurgen Klinsmann, erdhi tre vite më parë për të ndryshuar kulturën e futbollit në Shtetet e Bashkuara. Taktikisht, ndryshimi ka qenë i dukshëm, edhe pse procesi është në zanafillën e tij. Diçka që mungon akoma, është grinta, zemra dhe përpjekja e madhe amerikane për ta çuar përpara këtë sport.
Sam Borden, The New York Times: Goli i Dempsey-t në sekondën e 30 u ndoq nga 80 minuta të tjera nervash dhe ankthi ndërsa dy lojtarë kyç u dëmtuam, dhe Gana shënoi në portës e SHBA-së. Më pas erdhën disa momente zhgënjimi. Më në fund ishte Brooks, i cili kërceu duke goditur topin e hedhur nga këndi që çoi Amerikën drejt fitores. Amerikanët kanë një rrugë të gjatë për të bërë për të kaluar në fazën e nokautit me dy ndeshje përballë skuadrave si Gjermania dhe Portugalia. Gjithsesi ata kanë shpresa për të avancuar.