Ministri saudit i Punëve të Jashtme, princi Saud Al Fayçal, paralajmëroi sot kundrejt një lufte civile në Irak, që do të destabilizonte krejt rajonin.
“Situata shume e rrezikshme në Irak sjell premisat për një luftë civile ku nuk mund të parashikojmë as evoluimin as pasojat në rajon”, paralajmëroi shefi i diplomacisë së monarkisë sunite.
Princi Saud, që mbante një fjalim në hapjen e një mbledhjeje të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OCI) në Xhedah, dënoi sërish politikën e përjashtimit ndaj sunitëve nga ana e qeverisë irakiane.
Qeveria irakiane akuzoi sot Arabinë Saudite se mbështet dhe financon grupet kryengritëse sunite që po zhvillojnë një ofensivë në Irak dhe se janë reshtuar në krahun e terroristëve.






