- Për herë të parë u zhvillua në Tiranë kampionati i parë botëror i dancit sportiv me 300 sportistë pjesëmarrës -
Të paktën 300 sportistë morën pjesë të shtunën në kampionatin botëror të dancit sportiv “World Open Albania 2014”, që u zhvillua për herë të parë në Shqipëri, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.
Në finalen e madhe, e cila u zhvillua të shtunën në mbrëmje 14 gjyqtarë nga 14 vende të ndryshme të botës nderuan me çmimin e parë në “World Open Albania latin”,
Giacomo Lazzarini dhe Roberta Benedetti nga Italia, në vendin e dytë Cseke Zsolt Sandor dhe Anzhela Kuryshova nga Hungaria, në vendin e tretë Mstislav Kazakov dhe Alena Kazakova nga Rusia, në vendin e katërt Juan Manuel Gomez dhe Marina Mangione nga Spanja në vendin e pestë Jan Dvoracek dhe Malika Dzumaev nga Gjermania, dhe në vendin e gjashtë Salvatore Bellavita dhe Tina Bazykina nga Shqipëria.
Ndërsa në “Rising star latin”, çifti shqiptar Andrea Civita dhe Eleonora Di Mitri dolën në vendin e parë, ndërsa Nikolas Spiro dhe Fjodi Sinanaj në “Rising Star Standard” morën vendin e dytë.

Gjatë gjithë ditës në këtë event të organizuar nga Federata Shqiptare e Dancit Sportiv (FSHDS), në bashkëpunim me World Dance Sport Federation, Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Komiteti Olimpik Shqiptar, çiftet pjesëmarrëse zhvilluan garat eliminatore, ndërsa në orën 19:30 të mbrëmjes u mbajt finalja e madhe.
Çiftet pjesëmarrëse nga e gjithë bota, si nga Rusia, Hungaria, Greqia, Italia, Spanja, Franca, etj garuan në disiplinat latin dhe standard në të gjitha kategoritë që nga Juvenile deri në Adult.
Gjatë gjithë ditës në kampionat pati shoë artististik me koreografinë e Albana Sinanj , Sonia Boshnjaku, Sindi Sinanj, Shpëtim Dajçit.
Chairman i WDSF World Open Albania, drejtori i Sporteve në Federatën botërore të dancit sportiv, Marco Sietas, duke vlerësuar organizimin e këtij aktiviteti tha se “aktiviteti ishte organizuar në mënyrë perfekte”.
Gjatë gjithë ditës në kampionat pati show artistisik , me koreografinë e Albana Sinanj , Sonia Boshnjaku, Sindi Sinanj, Shpëtim Dajçi .
Në finalen e madhe ishte e pranishme edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e cila në një postim në rrjetin social Facebook shkruan “Një Festë e Dancit Sportiv! WDSF World Open 2014! Sportistët më të mirë të kësaj disipline fisnike nga e gjithë bota tani në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. 24 çifte të magjishëm, të përshëndetur nga fëmijët, vogëlushë në hapat e para drejt ëndrrës. Krenare për Federatën Shqiptare të Dancit Sportiv. Faleminderit Linda Spaho!”.
Kampionati botëror i dancit sportiv “World Open Albania”, u transmetua live në website-in e Federatës Botërore të Dancit Sportiv, si dhe në Radio Televizionin Shqiptar.
Federata Shqiptare e Dancit Sportiv (FSHDS) është anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Dancit Sportiv, Anëtare e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Anëtare e Federatës Mesdhetare të Dancit Sportiv dhe anëtare e International Dance Organization. FSHDS ka bërë të mundur që danci sportiv të vijë në vendin tonë si një sport i ri, i cili i ka fillimet e veta me krijimin e FSHDS në vitin 2002, e cila ka ngritur dancin sportiv në bazë të rregulloreve dhe teknikave të vallëzimit standard dhe latin të miratuara nga Federata Botërore e Dancit Sportiv. Danci sportiv tashmë po bëhet një sport elitar jo vetëm përsa i përket masivizimit, por dhe rezultateve cilësore që ka në aktivitete kombëtare e ndërkombëtare gjë që ka sjellë pëlqimin gjithnjë e më shumë nga të gjithë grupmoshat, e në veçanti nga të rinjtë.
Danci sportiv është shtrirë pothuajse në të gjithë rrethet e vendit tonë, si Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Pogradec etj. FSHDS në vitin 2013 zhvilloi kampionatin e 13 të dancit sportiv, ndërkohë që ka zhvilluar një sërë aktivitetesh të tjera si dhe ka marrë pjesë në shumë veprimtari zyrtare ndërkombëtare, ku sportistët shqiptarë kanë përfaqësuar në mënyrë dinjitoze ekipin kombëtar shqiptar dhe kanë merituar medalje ari dhe trofe të tjerë./atsh