Sharliz Theron ka deklaruar në një intervistë televizive se ndërhyrja e mediave rozë në jetën e saj private e bën të ndihet e përdhunuar. Aktorja fituese e çmimit Oskar në vitin 2003 aktualisht ndodhet në Londër për promovimin e filmit të saj më të ri me titull “A Million Ways To Die In The West” dhe këtë deklaratë e bëri kur u pyet nga “Sky News” nëse e kishte kërkuar ndonjëherë veten në google. “Nuk e bëj këtë gjë. Kur sheh që flasin për atë që ke veshur, për vendet që frekuenton apo për djalin, ndihesh e përdhunuar”, tha afrikano-jugorja.
Kur intervistuesi e pyeti nëse kaq e fortë ishte përjetimi i saj ndaj mediave, ajo tha: “Po, sidomos kur bëhet fjalë për djalin dhe jetën private. Kështu më duket mua të paktën. Ka disa gjëra në jetë që i kam të shenjta.”






