Fotografia e Kimit thyen rekord në “Instagram”


Për të gjithë ata që pyesin se “Kujt i intereson?”, duket sikur afër 2 milionë njerëz faktikisht interesohen për Kimin. Revista “Magazine” raporton se fotografia e martesës së Kim Kardashian me reperin Kanye Uest, ka thyer rekordin e ‘like’-eve, me 1.92 milionë personave që kanë klikuar për pëlqimin e fotografisë. Kjo fotografi e postuar nga Kim më 27 Maj, tani është fotografia më e pëlqyer në “Instagram”, në 3 vitet e fundit të historisë së këtij rrjeti.