Qeni me drerin janë miq të mirë dhe kanë lojën e përbashkët (Video)

                            Qeni me drerin janë miq të mirë dhe kanë lojën e përbashkët (Video)

Kur bie fjala për miqësi mes kafshëve të ndryshme, gjithmonë është e këndshme sepse duken shumë interesant.

Pit bulli i quajtur Zake, ka zënë miqësi me një dre që afrohet tek shtëpia e tij çdo ditë.

Dyshen edhe pse e ndanë një murrë metali, ata vrapojnë njëjtë në lojën e ndjekjes, apo fshehjes, e këtë nuk e dimë mirë.

Sidoqoftë pit bulli pesë vjeç dhe miku tij i pyllit, duken bukur dhe kanë një lojë interesante.

“I shoh çdo ditë në takimin e tyre dhe mendova që të argëtoheni edhe ju me këtë shoqëri” ka thënë pronarja e Zake për Fox News, e cila edhe e ka regjistruar lojën e tyre.

Burimi: Telegrafi