Presidenti amerikan, Barack Obama, porpozoi sot në Varshavë se do të japë një ndihmë prej një miliardë dollarësh duke përfshirë vendosjen e forcave të reja ushtarake amerikane, si tokësore, ajrore dhe detare, në Evropën lindore, që është e shqetësuar nga kriza ukrainase. Kjo iniciativë për të siguruar Evropën, ende nuk është miratuar në Kongres. kjo ndihmë pritet gjithashtu të shërbejë për të zhvilluar aftësitë e vendeve joanëtare të NATO-s, sikurse janë Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia, për t’i mundësuar bashkëpunimin me SHBA-në dhe aleatët e tyre perëndimorë si dhe të përforcojë mbrojtjen e tyre, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
“SHBA-ja qëndron në krahë të aleatëve të saj, sikurse këta ishin me ne”, thuhet në komunikatën e shpërndarë në fillim të vizitës së presidentit Obama në Poloni, etapa e parë e turit të tij evropian.
Nëse ky plan miratohet, bëhet fjalë për masën më konkrete të Obama-s për të garantuar aleatët e tij në Evropën e lindjes dhe t’i tregojë Rusisë se Uashingtoni i kundërve një përgjigje të prerë trazirave në Ukrainë.
Ky plan ka si synim intensifikimin e manovrave dhe stërvitjeve të trupave dhe të forcave ajrore të dërguara nga SHBA-ja në Evropë.






