Pacienti me kancer martohet 10 orë përpara se të vdesë


Një pacient me kancer, 29 vjeç, u martua me dashurinë e jetës së tij në një ceremoni shumë emocionale në spitalin e Filipineve, vetëm disa orë përpara se të ndahej nga jeta. Rowden Go Pangcoga ka qenë i zënë duke planifikuar dasmën e ëndrrave të tij me Leizl këtë korrik, por zbuloi se kishte kancer mëlçie të shkallës 4,  në maj. Një video e shkarkuar më 18 qershor, ku shfaqet ceremonia që të thyen zemrën, ka marrë deri më tani 5.8 milion shikues. Video u ngarkua në YouTube nga vëllai i Rowden, Hasset Go, i cili falënderoi stafin e spitalit të Manilas për ndihmën. Dasma u planifikua brenda 12 orëve për të përmbushur dëshirën më të madhe dhe të fundit të 29-vjeçarit pranë vdekjes. Vetëm 10 orë pas ceremonisë së martesës, Rowden e humbi luftën me kancerin.

Related Posts: