Lehtësia e papërballueshme e qenies


Nga Faruk Sehic*


Lehtësia e papërballueshme e qenies

vërtetë e tmerrshme të jesh brenda trupit tënd
gjithnjë brenda të njëjtit material, që ngadalë shpërthen
mbyllur pas buzëve të tua
ngulfuar pas eshtrave
me kokërdhokët e kufizuar prej të njëjtës pamje
baritur dhe kryer të njëjtat lëvizje të kufizuara
duke ndezur cigare apo hapur ndonjë konserve peshku
dhënë për fiziologjinë, e cila na çon drejt krijimeve patetike
me ndihmën e gravitetit, ne ngjajmë me embrionët e hershëm
truri vërtetë mund të jetë i madh sa një galaksi
por është bërë nga një ind i hollë
ndaloj para pasqyrës në Erste Bank
ku duket e ndyrë fytyra ime
e munduar dhe e mërzitshme, po dhe pak me ankth
në sajë të ideologjisë kapitaliste dëshiroj të modeloj emocionet
nga qielli zbresin nga fluturimi petrodollar të hipnotizuar
do të rris mustaqe si Lee Van Cleef
do ti jap vetes një identitet të ri, për shembull Gregor Samsa
do rris fletëza nga shpatullat e mia
do shoqërohem me merimanga
ato që i quajmë njerëz
e nëse do të marr një varg nga Shekspiri
ajo do ngjajë e farekot
nën një emër tjetër.

Përktheu nga origjinali Ben Andoni