Kubë, kapet në aeroport me 66 zogj ‘të qepur’ nën pantallona


Një burrë u arrestuat në aeroportin e Kubës, gati për të fluturuar për në Amerikë pasi u kap me 66 zogj të vegjël të qepur nën pantallona.
Burri ra në sy të forcave të sigurisë për shkak të një të fryre të çuditshme në pantallona dhe pasi u ndalua, ai u justifikua se kishte vetëm një pëllumb të vogël që do t’ia çonte dhuratë nipit.
Por pasi iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm, atij iu gjetën të qepur në pjesën e brendshme të pantallonave, 66 zogj të vegjël të frikësuar, shumicës prej të cilëve u kishin lidhur sqepat në mënyrë që të mos dëgjoheshin cicërimat.
Të gjithë zogjtë, të cilët i përkisnin specieve të rralla dhe mendohet se janë vjedhur, kanë një vlerë shumë të madhe prej disa mijera paundesh. Grabitësi ishte gati duke ia hedhur paq, meqenëse kontrollori i metaleve nuk zbuloi asgjë të pazakontë, por ishte mënyra e ngadaltë se si ecte dhe pantallonat e fryra ato që nxitën dyshimet që më pas çuan tek zbulimi i pazakontë.