Kadare në garë për Çmimin Europian për Letërsinë me “E Penguara”

Një juri e përbëre nga 15 përfaqësues të librarive më të mira në Hollandë ka perzgjedhur një listë prej 20 romanesh të përkthyera në holandisht botuar vitin e kaluar, nga e cila do të shpallet “Çmimi Europian për Letërsinë 2014, që Holanda do të japë për romanin më të mirë të huaj në 7 shtator të këtij viti.
Ndërkohë ne listen e fundit te shpallur dje prej 5 shkrimtarësh, ben pjesë romani “E Penguara” i ishkrimtarit tonë të shquar Ismail Kadare, roman i përkthyer nga shqipja nga Roel Schuyt, e botuar nga Van Gennep.
Kadare do të konkurojë për çmimin e madh përballë “The flight” i Jesus Carrascos, ‘The sermon on the fall of Rome” i Jerome Ferrarit, “Fuck America” i Edgar Hilsenrath, apo “Pale Niko” nga Tomek Tryznas.
Ky çmim për letësinë, është një inicjativë e “Fondacionit Holandez për Letërsinë”, e Qendrës Akademike dhe Kulturore të librave “De Groene Amsterdammer”, dhe “Athenaeum.
Financiarisht mbështetet nga Fondacioni Holandez për Letërsinë dhe Lira në Fund. Ai do të jepet këtë vit për herën e katërt, dhe vlera e tij shkon në 10 000 euro për shkrimtarin, si dhe 5 000 euro për përkthyesin e Librit fitues. / ATSH