Një kineze e re i është përkushtuar ruajtjes së insekteve, të cilat për shumë njerëz janë irrituese. Paramendojeni se si do të mund të flinit, të drekonit dhe jetonit me kacabunjtë!
Juan Mejsja (37) nga Fuxhiani, Kinë, e ka shndërruar shtëpinë e saj në fshat në një çerdhe për 100 mijë kacabunj (furrtare të zeza).
Gazetarit lokal, që vendosi ta vizitojë, ajo i tha se të gjithë ata kacabunj janë fëmijët e saj dhe prandaj ju ka ofruar shtëpi, ushqim dhe dashuri.
Gazetarit lokal, që vendosi ta vizitojë, ajo i tha se të gjithë ata kacabunj janë fëmijët e saj dhe prandaj ju ka ofruar shtëpi, ushqim dhe dashuri.
Pas një bisede të gjatë u shfaq Juani e vërtetë. Nuk bëhet fjalë për dashuri ndaj kacabunjve, por në pyetje është diçka tjetër. Këtë mbarështrim të insekteve ajo e bën për çështje financiare.
Për mjekësinë tradicionale kineze kacabunjtë janë insekte shumë shëruese. Disa kompani farmaceutike bëjnë blerjen e një kilogrami kacabunjsh edhe për 94 euro./tetovanews.info
Shikoje videon
Shikoje videon







