Hava Bekteshi nga Korita e Gostivarit këndon me çifteli në TV "Hamburg 1" (VIDEO) (FOTO)


Edhe pse ajo është rritur larg vendlindjes së saj, që është Korita e Gostivarit, Hava Bekteshi nuk e ka harruar traditën e vendit nga vjen.

Ajo preferon të këndojë këngë me një vegël tradicionale shqiptare, si çiftelia, transmeton Zëri.

Me çiftelinë e saj, ajo merr pjesë në koncerte të ndryshme që zhvillohen në mbarë Gjermaninë.

Së fundmi, Hava është shfaqur në televizionin "Hamburg 1", një këngë shqiptare dashurie.