Hackerat sulmojnë faqet futbollistike braziliane të internetit


Dhjetëra faqe futbollistike braziliane të internetit, të lidhura me Botërorin 2014, përfshirë edhe atë të sponsorëve dhe të agjencive qeveritare janë sulmuar nga hackerat, i deklaroi agjencisë britanike të lajmeve, Reuters një hacker, i cili pretendoi se i përkiste grupit ”Anonymous”. “Në qendër të sulmeve do të jenë kompani dhe institucione qeveritare që punojnë me qeverinë që mohon të drejtat themelore të popullit për të promovuar ngjarje sportive private, ekskluzive dhe të korruptuara”, thotë hackeri, sipas Reters-it. Ndërmjet faqeve të sulmuara janë ato të ”Hyundai”-it dhe faqja qeveritare ”Mato Grosso”. Megjithatë, në një botëror që mund të shihet edhe nga smartfonët, ”Google”, ”Facebook” dhe ”Twitter” kanë lëshuar instrumente online ”ad hoc”. Big G, për shembull, inauguroi një faqe web për kontrollin në kohë reale të rezultateve të ndeshjeve.