FOTO & VIDEO: Kroati theu rekordin dhe hyri në librin Rekordeve Guinness : Sa mund të rrini pa frymë nën ujë? Ai ndejti 23 minuta e një sekond! E pabesueshme, por e vërtetë!


Kampion botëror në sportin ekstrem zhytje pa frymë, disiplina statike, dinamike dhe ekipore, gjithashtu kampion i shumëfishtë i kësaj disipline, Goran Çolak, theu rekordin Guinness për mbajtjen e frymës nën ujë.


Duket e pabesueshme, po ai arriti që ta mbajë frymën nën ujë 23 minuta e një sekond.





 Janë të gatshëm të bëjnë gjithçka, mjafton që të zënë një vend në librin Rekordeve Guinness.
Njerëz anë e mbanë botës përpiqen çdo vit që mbledhin forcat e fuqitë e tyre, me qëllim që të shkruajnë emrin e tyre në “faqet e arta” të librit. Goran Çolak nuk është i kënaqur me këtë rezultat. Ai synon 25 minutshin pa frymë nën ujë.