“Festivali i Muzikës Moderne” në Shkodër, sot nata e parë e edicionint të tretë

Klajdi Musabelliu 

Një buqetë tingujsh pa fund, dhe plot surpriza, në bashkëpunim me të ftuar, artistë të njohur, nga vëndi dhe të huaj, e emërtuar si “Festivali i Muzikës Moderne”(FMN 2014) do të zhvillohet në qytetin e Skodrës për gjatë 3 mbrëmjeve të qershorit(13-14-15).
Festivali i organizuar për herën e tretë, nën drejtimin artistik të artistit dhe violinistit të shquar Eugjen Gargjola,i cili do të startojë sot në mbrëmje ora 19:30 në “Teatrin Migjeni”, do të vijojë rrugëtimin e tijë përgjat 3 netëve, duke u zhvendosur në ‘Pedonalen G’juhadol” në datën 14 ora 20:00, e do të mbyllet në natën finale në sheshin përpara bashkisë në datën 15 ora 20:00
Organizatorët bëjnë të ditur se ‘Si risi për Edicionin e Tretë sishte edhe zgjerimi i mëtejshëm i rrethit të ambjenteve artdashëse, në zona të ndryshme të qytetit, ku do të zhvillohen netët e Jam-sesion”.
Sipas traditës, gjatë këtyre tre netëve do të paraqiten para publikut shkodran muzikantë të zgjedhur të qytetit tonë, këngëtarë e instrumentistë të grupeve rinore kombëtare, Formacioni Modern i Shoqatës Kulturore Artistike “Prenkë Jakova”, Big – Band Frymore e Festivalit, Orkestra e Dhomës së Qytetit, në bashkëpunim me Orkestrën Italiane “Colli Morenici” e cila do të përformojë në natën finale.
Festivali do të ofrojë edhe përformancën e grupeve muzikore të ftuara me instrumentistë e këngëtarë solistë nga Tirana, Kosova, Mali i Zi, si dhe nga qytete të tjera që kultivojnë me sukses këto gjini të muzikës moderne.
Si çdo vit, do të jenë të ftuar grupe dhe artistë nga disa vende të Europës, nga Italia Trio “Intransito”, Matteo Del Miglio (Trombon), Emiliano Patrerlini (Pianoforte), nga Brazili Eclesio Ramos, nga Kosova kengetarja Eldita Tarani, nga Bullgaria ‘Bora D and friends’ si dhe balerinët profesionistë të vallëzimit latin. Forma e bashkëpunimit mes artistëve, përpunimet dhe orkestracionet për formacionet e ndryshme, do të orientohen e realizohen nga specialistët e Komisionit Organizativ të Festivalit, mbi kritere profesionale bashkëkohore.
Llojet e muzikës që ky festivali ofron janë të larmishme, e veçanërisht në këtë edicion do të pasurohen edhe me këngën e muzikën tonë tradicionale të luajtur e interpretuar nga muzikantët e huaj, fuqizuar me tigëllimin e Big – Band Frymore të Festivalit, apo falë bashkëpunimit të Orkestrës së Dhomës së Qytetit, me Orkestrën “Colli Morenici” në versionin simfo – jazz./atsh