Klubi letrar “Anton Pashku” Kukës shpalli esenë më të mirë në Konkursin për Çmimin letrar Sabajeta Peposhi (2014). Ndër 38 ese, Juria (Petrit Palushi, shkrimtar, Ermelinda Kashahu, pedagoge në Universitetin e Gjirokastrës dhe Artur Kurtallari, gazetar pranë Radio Kukësit), shpalli fituese esenë “Ëndërr e pakryer”, me autore Trëndelina Terziu, studente e anglishtes në vitin e parë.
Fituesja e Çmimit letrar Sabajeta Peposhi e këtij viti, Trëndelina Terziu, vitin e shkuar fitoi vendin e parë me esenë “Si e shoh qytetin tim”, në Konkursin e shpallur nga Radio Kukësi. Gjithashtu në Konkursin letrar për Çmimin Agim Spahiu (organizuar nga K. Qarkut Kukës), poezia e saj u seleksionua ndër 10 poezitë më të mira.
Znj. Shyrete Perolli (Florida, SHBA), është mbështetëse financiare për Klubin letrar “Anton Pashku”, Kukës, jo vetëm në këtë veprimtari.
Kjo veprimtari organizohet në shenjë nderuese për të talentuarën Sabajeta Peposhi, e cila u nda nga jeta në vitin 2010.
Çmimin letrar Sabajeta Peposhi do jetë i përvitshëm. / P. PALUSHI

ËNDRRA E PAKRYER
Ese nga Trëndelina Terziu
Nuk ka shkretëtirë më të madhe se shkretetimi i vetë shpirtit njerëzor.
M’u kujtua befas kjo shprehje e Dino Buxatit dhe më bëri të mendoja se njeriu e ka të nevojshme të flasë për diçka të thellë, të ruajtur diku në mendjen e zhubrosur, tek-tuk të shpërndarë, ndoshta-ndoshta në arkivat e ndryme të zemrës dhe, afërmendsh sikur ka ndjesinë ta shburgosë atë ndrymje të thellë, të pamatshme e ta nxjerrë prej vetes rrëmbyeshëm në dritën e diellit.
Çdokush në botë e ka një ëndërr të paarritshme.
Një ëndërr të parealizuar.
Një ëndërr që e mundon atë vazhdimisht.
Një ëndërr e tillë shpesh i ngjan me një ëndërr të trishtë, tejet të largët, që sikur zhytet në brendësi të qiellnajës dhe s’e arrin asnjëherë.
Kjo është ëndrra e pakryer ose forma më e përkryer e mosrealizimit të ëndrrës.
Gjithsesi, një ëndërr e pakryer, mund të anashkalohet lehtësisht kur para të shfaqet joëndrra, dmth., një realitet i bukur, plot hijeshi, edhepse shpesh i trazuar (Edhe realiteti nganjëherë është plot hijeshi, edhepse mund të themi: nganjëherë).
Edhe një dashuri e dikurshme, ndoshta edhe kjo e pakryer, ose e mbetur gjysma-gjysma, mund të anashkalohet, s’mund të bëhet më penguese për ditët që vijnë pas, sapo jeta të lëshon në hapësirë tjetër, që rreket brenda saj gjithsesi të kryejë atë të pakryerën e dikurshme.
Pra, s’mund të ketë kurrsesi për një vajzë a për një djalë, dashuri nr. 1, apo dashuri nr.2, por mund të ketë vetëm dashuri dhe në çdo kohë që mund të shfaqet, ajo vjen triumfaliste, të plotësojë atë të njerëzishme të mungueshme.
Dashuria më e mirë është e njerëzishmja.
Në këto çaste më vijnë ndërmend vargjet e Fatos Arapit:
Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s’ia fal dot vetes:
S’i s’e desha pak më shumë…
Por sa dhe a mund të harrohet diçka që ke humbur?!
Mbase është pyetje e paqëlluar, e vrazhdë, që ka të bëjë me humbjen, e cila shfaqet në kujtesën tonë gjithnjë e trishtë.
Në jetën e çdokujt mund të futen shumë njerëz dhe mbase krejt papritur, siç ka dhe të tjerë që mund të jenë ose kanë qenë pranë tij qysh në lindje. Kur mund t’i humbasë këta njerëz, që mund të shkëputen qoftë edhe rastësisht, atëherë kur s’të shkon në mendje se mund t’i humbasësh, një pjesë e jetës së tij, shkëputet vrullshëm bashkë me ta.
Përjetimi natyrisht që është i hidhur.
Është përjetim nga e vrazhda, deri diku edhe një përjetim tragjik.
Atëherë, cila humbje vret me shumë?
Kur e humbasim një person në ekzistencë apo në mosekzistencë?
Kemi parë në dritë të syve njëri-tjetrin, kemi parë dhe të tjerët, por edhe njerëzit tanë të afërt se si vizitojne pirgje dheu e.krejt të zymtë, e tek bëjnë monolog me veten.
E çuditshme, sepse në ato biseda dhënës dhe marrës (komunikues) jemi vetë ne, me një mall përvëlues e të padurimtë të shfaqur qysh në çastin e ardhjes në jetë, fillimisht të pandjeshëm, më pas që zgjerohet e zgjerohet.
Dhe ndoshta pikërisht për këtë nuk duhet të shohim vetëm negativen e humbjes ose ta shmangim përkohësisht atë.
Vetëm kur jemi në psherëtimat për humbjen ne ia dimë vlerën edhe atyre pak gjërave që mund të kemi, të cilat i shohim, i prekim, i ndjejmë.
Natyrshëm vjen ai hulumtimi në orët e vona, në mendjet që thurin dialogje shekspiriane, ndoshta duke shkuar edhe tek këndvështrimet e Eskilit. Të zbehtë e të pafuqishëm për përgjigje, bëjmë pyetje të çuditshme për humbjet në jetë, duke e përpëlitur vazhdimisht mendjen tonë, duke harruar se e ardhmja është në ditët vijuese, jo vetëm si kohë fizike, por edhe si kohë me frymë.
Nuk ia vlen të kujtosh çastet kur ke marrë frymë, por ato çaste kur ke mbetur pa frymë!
Askush s’është i vetëm në këtë botë që i trembet diçkaje, që ka humbur diçka dhe shpesh mendon se ka humbur shumçka.
Njeriu ëndërron shumë gjëra.
Ëndërron t’i ketë t’afërmit e vet përgjithmonë, të jenë pranë tij në të mirë a në të keqe, siç ëndërron të ketë dashuri dhe harmoni të përjetshme.
Por jeta është në rrjedhën e vet, me ngjitje dhe zbritje.
Jeta në gjithkuptimshmërinë e vet shfaqet herë e vrazhdë, herë tekanjoze, herë na ngjan e pashpirt, herë bujare.
Megjithatë, në kohën e vet të plotë fizike, nuk shfaqet prej fillimit deri në mbarim me dritë vetëm vezulluese.
Kjo do të thotë se jetës i mungon përherë diçka.
Njeriu është pjesë e jetës, është vetë ekzistenca.
Prandaj ëndrrat shumë herë na ngjajnë të ftohta, të pakryera.
Kjo është vetë jeta, me të pakryerën, dhe ne përpiqemi vazhdimisht që ajo të jetë sa më e kryer.