Elvira Dones shkrimtarja e vitit, “Onufri” stenda më e vizituar


Shoqata e botuesve të Kosovës ka nderuar shktimtarët me trofeun e Panairit, që këtë vitë kishte edicionin e tij të 16-të.
Nga juria përbërjen e Ilire Zajmi –Rugovës, Anila Xhekaliu dhe Naim Kelmendi, çmimi për shkrimtarin e vitit, në letërsi shqipe i është ndarë Elvira Dones për librin e saj “Luftë e vogël e përkorë”.
Në pamundesi që të ishte e pranishme, përmes ‘skype-s’ ajo ka thënë se është e lidhur me Kosovës, dhe ky çmimi, siç ka thënë ajo, e merr pikërisht nga Kosova.
“Kisha dëshirë që të vija, por nuk kisha mundësi. Me gjithë zemer ju falenderoj, ndihem e përulur para këtij çmimi”, është shprehur Dones. çmimi shkrimtari i vitit për letërsinë e huaj ka shkuar për Edouard Loius dhe romanin e tij “Mori fund Elle Belleguele”.
“Besoj që edhe lexuesi kosovar ka arritur që të prek librin tim, të jetoj dhe të reflektoj për veten e tij”, ka shkruar në letrën e tij Loius, i cili nuk kishe mundësi që të ishte i pranishëm në ndarjen e çmimeve.
Stenda më e vizituar e Panairit të 16 – të Librit, ka qenë ajo e “Onufrit” nga Shqipëria. Eduardo Dako menaxher i shtëpisë botuese “Onufri”, është shprehur falënderues për çminin.
“Ne si shëtëpi botuese dëshirojmë t’i dërgojmë përshëndetjet më të ngrohta për çmimin dhe jemi mirënjohës”, ka thënë Dako.
çmimi për poezi ka shkuar për poetin Halil Matoshi dhe librin e tij “N’zanafillë”. Ai ka thënë se çmim është një respekt jo vetëm për të, por për poezin.
“Kjo dëshmon se poezia shkruhet ende. Shumë miq të mi kur dëgjojnë që ende shkruaj poezi, thonë a ende shkruan dikush poezi?Prandaj unë shkruaj dhe përpiqem që poezinë ta kthej në burim, në zanafillë, poezisë me ia kthyer shkëlqimin”, është shprehur Halili. Ndërsa, çmimi për prozë i është ndarë Erjus, Mezini dhe librit të tij “Shansi i dytë”.
Kritikë, studime letrare, eseistikë dhe publicistikë, është çmimi që i është ndarë Anton Nikë Berishës. Ndëesa ai për përkthim letrar ka shkuar për Afrim Koçi dhe librin e përkthyer “Koha e ngrirë”.
Në letërën e tij të dërguar, kishte shkruar se ndihet i vlerësuar dhe i nderuar. “Ngjyrat e shiut” i shkrimtarit Islam Balaj ka rrëmbyer çmimin shkrimtar për fëmijë. çmimi, projekti kapital, ka shkuar për dy libra “Prishtina e fëmijësirë sime” i Sanije Gashit dhe atë të Arben Islamit “Kosova Madhështore.
Daut Demaku, kryetar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, duke e vlerësuar të sukseshëm Panairir e 16-të të Librit ka thënë se janë duke e krujuar traditën e këtij Panairi.
“Qellimi ynë ka qenë që të formësohet Panairi dhe të respektohet një lloj tradite, qoftë ajo edhe teknike në fund të fundit, aty ku e ka pasur skendën një botues ta kenë gjithnjë. Nga kjo traditë dikur, me përsëritje kalon në shprehi dhe na doli ky koncept i mirë, i suksesshëm”, është shprehur mes të tjerash ai./Zëri