Dhomë hoteli 155 metra nën tokë


Në Suedi ka një dhomë hoteli 155 metra nën tokë. Dhoma e cila quhet “suita e minierës” gjendet në thellësi të korridoreve të një miniere argjendi e cila tashmë ka dalë jashtë funksioni. Ata që janë kuriozë ta vizitojnë këtë dhomë duhet të mbulohen mirë duke qenë se temperatura në minierë është vetëm 2 gradë celsius gjatë gjithë vitit, edhe pse suita ngrohet deri në 18 gradë dhe shtrati është shtruar me mbulesa të rënda. Në atë thellësi celularët nuk funksionojnë, ndërsa mysafirëve iu jepet një radio për të komunikuar me stafin e hotelit në rast nevoje.