Është botuar në Spanjë romani “Ëndrra e Damokleut” i shkrimtarit Fatos Kongolit. Libri, i përkthyer nga Maria Roces, mban siglën e Shtëpisë Botuese “Siruela” në Madrid. Ky është romani i pestë i Kongolit që botohet në Spanjë, nga e njëjta shtëpi botuese “Siruela”, pas librave “Lëkura e qenit”, “Jetë në një kuti shkrepësesh, “Bolero në vilën e pleqve” dhe “I humburi”, me jehonë në shtypin spanjoll si në gazetat “El Pays”, “El Publiko” etj. Botimi në Spanjë i romanit “Ëndrra e Damokleut”, fitues i çmimit “Balkanika 2002”, vjen pas botimeve te tij ne gjuhët frëngjisht, italisht, greqisht dhe bullgarisht.
Botohet në Spanjë “Ëndrra e Damokleut” e Fatos Kongolit