Botërori, vë bast për kafshimin e Suarezit, fiton 700 euro


Nëse të gabosh është njerëzore dhe të këmbëngulësh diabolike, tani mund të thuhet se të gabosh për të tretën herë, është… Suarez.
Sulmuesi i Uruguait dhe i Liverpulit, duket se nuk e ka mësuar leksionin dhe kafshimi ndaj Kielinit është një dëshmi e qartë.
Fakti kureshtar, është dhe ka qenë për t’u vënë bast. Dhe dikush e ka bërë me të vërtetë, duke parë që në Norvegji, Riçard Helmersen, ka vënë bast mbi kafshimin e “El Pietoleros” në Botëror në ditën e nisjes së tunrneut dhe ka fituar thuajse 700 dollarë, duke vënë vetëm 4…
“Ka qenë vërtet e pabesueshme. Thashë me vete: është vërtet një budallallëk sikur ta bëjë sërish? Duke parë që luante kundër Anglisë dhe Italisë, mendova se mund të nervozohej sërish dhe atëherë vura bastin”, – tregoi bastvënësi me fat.
Sigurisht, tani bastvënësit do t’i ulin ndjeshëm kuotat për kafshimin e radhës së Suarezit, sepse “pokeri” nuk mund të duket edhe kaq i pabesueshëm.

Related Posts: