Quhet “Bodyguard Blanket” (Batanije anti-plumb) dhe në qëllimin e ideatorëve të saj, projektuesit e “ProTechT”, ndërmarrje në Oklahoma, duhet të jetë një element që të shpëton jetën në rast të të shtënave më armë brenda një shkolle.
Mbulesa, e realizuar me materiale me të cilën janë prodhuar jelekët anti-plumb të ushtarëve amerikanë, mund të vishet thjesht falë dy rripave lidhës, duke mbuluar shpatullat ose të gjithë trupin dhe mund të bllokojë plumba të kalibrit 12, 22 dhe 9 milimetra.
Sipas ideatorit të saj, Steve Walker, mbulesa anti-plumb është ndër të tjera efikase për mbrojtjen në rast të tornadove.






