“Albania veneta” libri me studime nga B. Crevato – Selvaggi, J. J. Martinoviq, D. Sferra, C. Schiavo, P. Xhufi mbyll të enjten letrare të organizuar nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë. Libri, kuruar nga Marco Polo System, përshkon historinë e Shqipërisë Venedikase, shprehje që i referohet kufijve të Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku katër shekujt e pushtimit të Serisimas Republikës së San Markos kanë lënë një trashëgimi të pasur historike, shpirtërore dhe kulturore. Është epërsia, fillimisht, e territoreve të Shqipërisë së Veriut që bëhen pjesë e Republikës së Venedikut (Durrës 1392, Shkodër në 1405) për t’i dhënë emrin “Albania veneta” në qytete, porte dhe pjesë territoresh që në fakt, pas 1501, rënies së Durrësit në duart e turqve, janë, sot, të gjitha, pjesë e Malit të Zi. Të vendosura në kufijtë jugorë të sundimit venecian në Adriatik dhe në kontrast me turqit, shumë nga këto qytete do të mbeteshin veneciane deri në rënien e Republikës së San Markos në 1797, duke ndarë ekonominë dhe aktivitetet e lidhura me detin dhe tregtinë, duke u bërë madje një “enklavë” në tokën turke, kur më 1699, Republika e Raguzës, me territoret e saj kufizuese, do t’u lejonte osmanëve një dalje të vogël në det pranë Sutorinës, vetëm për të krijuar një mburojë mes territoreve të saj dhe atyre të venedikasve në jug. Të premten, libri do të prezantohet edhe në Shkodër, ku do të shoqërohet me përurimin e një ekspozite me të njëjtën temë në pedonalen e qytetit.
Albania Veneta, një vështrim italian për historinë shqiptare