A ekziston stresi pozitiv?


Mjeku vjenez Frank Selye, të cilit i atribuohen shumë studime të ndryshme në lidhje me çështjen, pohoi dikur se “stresi është kripa e jetës”. Stresi është përgjigja e natyrshme e organizmit ndaj lodhjes dhe punës së tepërt që sfidojnë aftësitë tona psiko-fizike. Angazhimi për një detyrë të caktuar, për një provim, për të tejkaluar një sfidë që përfshin ndjesitë dhe mendimet tona, përballimi i një mjedisi social apo kapërcimi i një të papriture krijojnë tek ne stres. Bëhet fjalë për një përgjigje të organizmit të nevojshme për ta përgatitur atë për një angazhim të tillë fizik dhe mendor, duke u lejuar të veprojnë në mënyrë efikase. Një nivel i caktuar emocionesh dhe stresi ndonjëherë të ndihmon për ta bërë detyrën me më shumë efikasitet dhe për të vënë në përdorin të gjithë kapacitetin dhe përqëndrimin për arritjen e rezultateve. Por, ky lloj stresi ndihmës duhet të veçohet nga ai i tepruar që cënon dhe dëmton tej mase përgatitjen dhe performancën e një njeriu. Toleranca ndaj stresit varion dhe varet nga personaliteti, por edhe nga gjendja specifike.