Home »
Kuriozitete
» A e dinit se ekzistojnë njerëz të cilët janë alergjikë ndaj ujit?
Keni dëgjuar të flitet ndonjëherë për ndonjë person i cili është alergjikë ndaj ujit?! Ndoshta e keni menduar kur ju ka rastisur të takoni shumë njerëz të cilët qelben ere, por këtë herë çështja është më dramatike: nëse janë alergjikë ndaj ujit, kur bëjnë dush, lahen në vaskë, kur futen në pishinë etj., lëkura iu kruhet aq shumë sa kjo gjë përbën një rrezik të vërtetë për ta. Emri shkencor i kësaj patologjie është “prurito acquagenico”, dhe bëhet fjalë për një shqetësim i cili u formalizua për herë të parë në vitet tetëdhjetë. Sipas shkencëtarëve, shkaku i kësaj sëmundjeje (pruritit) është substanca acetilcolina, e cila çlirohet së tepërmi nga organizmi kur bie në kontakt me ujin. Njerëzit të cilët e vuajnë këtë sëmundje janë shumë të paktë në botë.