Ajo është 29 vjeç, quhet Zana Ramadani dhe është një nga themelueset e shoqatës së famshme që lufton për të drejtat e grave “Femen”.
Shqiptarja që jeton në Gjermani, ka qenë shpesh pjesë e protestave gjysmë lakuriq të grupit “Femen”, të cilat shkruajnë mesazhe të ndryshme në lëkurë.
Një prej momenteve më të famshme, është protesta e saj në “Germany’s Next Topmodel” , një vit më parë, ku vajzat kishin shkruar në trupat e tyre “Heidi Horror Picture Show”. Zana vjen edhe më një foto në të cilën ka shkruar “SHQIPTAR”, duke treguar kështu origjinën e saj.






