Vajza që është fotografuar çdo ditë të jetës



Që nga buzëqeshja, deri tek dhëmbi dhe hapat e parë, një vajzë e ka të gjithë jetën të dokumentuar. Suman Bansal, e cila mbush 18 vjeçe nesër, është fotografuar çdo ditë. I ati, Munish, 41 vjeç, dëshiroi që të ndalte çdo çast të bukur të së bijës. Tani që vajza do të mbushë 18 vjeçe, ai i ka bashkuar copëzat e përditshme për të krijuar një imazh gjigand të përbërë nga portretet e saj. Deri më tani, ajo ka 6570 foto të secilës ditë të jetës së saj.