Në internet, çuditërisht, afro katër milionë shikime i janë bërë vetëm këtij postimi të “këngës” “Goodbay”, nga njëri që quhet D4NNY.
Klipi, teksti, muzika, interpretimi… gjithçka që do të shihni është armik i shijes dhe estetikës. Prandaj, është vetëm budallallëku që shpërfaqet aty ajo që ka shtyrë njerëzit ta shikojnë.
Por, kjo nuk është e vetmja dëshmi e anti-talentit të këtij D4NNY. Ai ka katër “këngë” e madje kanal në YouTube.
Nëse keni nerva të dëgjoni pak nga këto që postuam, tregoni nëse keni parë diçka më me pa shije deri sot.






