Publikohet hiti i verës nga Genta dhe Ardian Bujupi (Video)


Treshja Genta Ismaili, Adrian Bujupi dhe Dj Dalool kanë prezantuar tashmë klipin e këngës ‘’Feel’’. Këngëtarja e njohur ka thënë se idea ka qenë e Dj Dalool, ndërkohë që ajo e ka aprovuar menjëherë. Ismaili, ka shtuar se shpreson që ‘’Feel’’ do të jete hiti I sezonit. Sipas saj, kënga është më ndryshe dhe diçka e re për tregun tonë muzikor.

‘’Feel’’ është punuar nga Dalool dhe Avaxus, klipi është bërë nga ‘’Entermedia’’.

Skenat e klipit janë realizuar në qytete të ndryshme.