TAJLANDË – Më shumë se 1000 protestues kundër “grushtit të shtetit” në Bangkok (FOTO)


Më shumë se 1000 persona marshuan sot në Bangkok për të protestuar kundër grushtit të Shetit, një mobilizim i paprecedentë që prej marrjes së pushtetit nga ana e ushtrisë në Tajlandë tri ditë më parë, bëri të ditur media.
Pas një konfrontimi fizik me ushtarë në një lagje tregtare të kryeqyetetit, demonstruesit nisën të parakalojnë nën inkurajimin e kalimtarëve, pavarësisht një paralajmërimi për juntë që ndalon grumbullimet prej më shumë se pesë personash.