Sulmuesi i Manchester United, Adnan Januzaj, i cili do te luaje qe nga minuta e pare me fanellen e Belgjikes ne miqesoren e te henes perballe Luksemburgut, ne moshen 19-vjeçare eshte teper i vleresuar nga seleksioneri Marc Wilmots per ne Boterorin 2014.
I lindur ne Bruksel dhe per nga origjina familjare (shqiptare), i riu eshte kërkuar per t’u aktivizuar nga shme ekipe: Belgjika, Shqiperia, Turqia, Serbia, Kroacia dhe Kosova. Por, zgjedhja e tij ka qene ne favor te Belgjikes.
“Une kam lindur ne Bruksel, ka studjuar ne Belgjike deri ne moshen 16-vjeçare e jam pergatitur te Anderlecht”, argumenton Januzaj.
Per te justifikuar seleksionimin e tij, Wilmots evokon “talentin dhe polivalencen” e lojtarit te ri. “Adnan mund te luaje me numrin 10, ne postin e tij anesor ku ka luajtur ne ekipin e te rinjve”, thekson trajneri.
Januzaj eshte shprehur nga ana e tij se “posti me i mire per te do te ishte ai i sulmuesit te fundit”.
Ish-futbollisti i perfaqesueses, Marc Degryse, eshte shprehur nga ana e tij: “Adnan eshte Zidane i te ardhmes. Tek ai, Belgjika, ka gjetur nje lojtar te jashtezakonshem. Mendoj se ai do te behet me i forte se Eden Hazard”.






