Shqipëria eliminohet nga Eurosong (VIDEO)


Shqipëria nuk është kualifikuar për në finalen e Festivalit Europian të Këngës, Eurosong, që do të mbahet të shtunën.
Në natën e parë të gjysëmfinales së Festivalit Europian të Këngës që po mbahet në Kopenhagë, Shqipëria u përfaqësua me fituesen e Festivalit të 52-të Këngës në RTSH Hersi Matmuja. Kënga “Zemërimi i Një Nate” me vargje të Jorgo Papingjit dhe muzikë të Genti Lakos u interpretua në versionin anglisht.
Shtetet që u kualifikuan në finale:
1. Mali i Zi
2. Hungaria
3. Rusia
4. Armenia
5. Azerbajxhan
6. San Marino
7. Ukraina
8. Suedia
9. Hollanda
10. Islanda