Një rikthim i Krimesë në Ukrainë, siç e dëshiron presidenti i sapo zgjedhur
ukrainas, Petro Porochenko, është “jashtë diskutimit” pasi gadishulli është tashmë një territor rus, njoftoi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.
Krimeja është një rajon i Federatës Ruse dhe kthimi i saj në gjirin e Ukrainës është jashtë diskutimit”, u shpreh Peskov, cituar nga agjencia e lajmeve “Ria Novosti”.
Miliarderi properëndimor Petro Poroshenko u zgjodh president i Ukrainës që në raundin e parë, është shprehur vazhdimisht se Krimeja “ishte dhe do të mbetet e Ukrainës” dhe statusi i saj nuk ishte “i negociueshëm”.
Gadishulli ukrainas u bashkua në muajin mars me Rusinë pas një referendumi të kontestuar nga autoritetet e Kievit dhe Perëndimorët. Kryeministri rus shkoi posaçërisht në Krime ditën e zgjedhjeve presidenciale ukrainase, ku shpërndau pasaporta ruse për banorët.Rusia njoftoi se ishte “e gatshme për dialog me Petro Poroshenkon” pa shprehur gjithsesi se njihte legjitimitetin e presidentit të ri.






