Luftimet për aeroportin e Donjeckut (VIDEO)


Së paku dy helikopterë ushtarakë të Ukrainës e kanë kryer një sulm të rëndë ndaj seperatistëve në aeroportin e Donjeckut. Teksa ushtria ukrainase po gjuante raketa, seperatistët pro-rusë po gjuanin në drejtim të tyre nga toka. Gazetarët perëndimorë që gjenden në vend të ngjarjes, kanë treguar se helikopterët i kanë goditur objektet që gjenden në afërsi të pistës. Më parë gjatë ditës, Vladislav Seleznyov, zëdhënës i operacionit anti-terrorist në ushtrinë ukrainase, ka njoftuar se ushtria ka nisur sulme ajrore kundër personave të armatosur të cilët e kanë marrë aeroportin. Sulmet sipas tij, kanë nisur pas ultimatumit që atyre ua ka dhënë ushtria, që ta lirojnë aeroportin e marrë.