Do të ishte mirë sikur të mos kishim asnjë thinjë, asnjë rrudhë, asnjë cen apo sëmundje, apo jo? Kjo vazhdon të mbetet një ëndërr. Ëndrra për rininë e përjetshme. Po përse vdesim ne? Si dhe pse ndodh kjo?
Në Universitetin e Kielit bilogoët e qelizave dhe zhvillimit kanë zbuluar, se i ashtuquajturi geni i jetëgjatësisë përcakton, se sa do të jetojmë ne. Pikënisja e hulumtimit ishte pikërisht një qenie, që konsiderohet si e pavdekshme, sepse përmes ndarjes së qelizave ajo rikrijohet vazhdimisht: E kjo është hidra, një polip (Cnidaria) i vogël, që gendet në çdo pellg apo moçal. Frank Hajasch përpiqet të shpjegojë thelbin e këtij sekreti.
Geni i jetëgjatësisë tek hidra
Vetëm një deri në dy centimetra është madhësia e këtij polipi, ndonëse i vogël si organizëm ai është një mrekulli e vërtetë: Prej më shumë se 100 vjetësh organizmi i hidrës mahnit shkencën! Polipi i ujërave të ëmbël jeton në çdo pellg .. që prej 600 milionë vjetësh pothuajse i pandryshuar – dhe ka një sistem trashëgimie pothuajse si ai i qenieve të gjalla komplekse. Këto molusqe janë të pavdekshëm; kjo dihet prej kohësh. Ne përmes trukeve teknike kemi arritur të shohim genet e këtyre qelizave dhe kemi konstatuar, se sa shumë mund të bëjë një gen.
Fjala është për të ashtuquajturin geni FoxO, thotë Thomas Bosch. Studieusit e Kielit hulumtuan kodin e trashëgimisë së 388 njëqindvjeçarëve – dhe patën hasur në një gen mjaft aktiv, pra në atë FoxO. Biologëve të qelizave iu bë e qartë, se ndërkohë duhet të ketë një kontekst të përbashkët mes pavdekshmërisë së hidrës dhe jetëgjatësisë së njeriut. Kjo sidoqoftë, nëse geni FoxO ekziston në ndonjë formë të caktuar. “Nëse gjyshërit arrijnë moshën 100 vjeç, atëherë shkencëtari flet për një “centinarian”. Atëherë ata duhet të kenë një alelë të caktuar të genit FoxO. Ne besojmë, madje jemi të vetëdijshëm, që me këtë kemi hasur në një komponent të rëndësishëm të plakjes, që në të ardhmen do ta hulumtojmë në mënyrë të detajuar më nga afër.”
Rëndësia e geneve në procesin e plakjes
Është konstatuar, se qelizat burimore pa genin FoxO kryejnë funskione krejt të ndryshme. Kjo është plakja! Me plakjen ne humbasim lëkurën. Lëkura e të moshuarve duket krejt ndryshe nga ajo e një të riu. Flokët e një të moshuari zbardhen dhe rrallohen. Të gjitha këto janë probleme të qelizave burimore! …Ne humbasim qelizat burimore. Ndersa ato humbasin funksionin e tyre: Ato humbasin aftësinë e vetërigenerimit!” … thotë biologu i evolucionit Thomas Bosch, i cili me grupin e tij studimor ka zbuluar të ashtuquajturin geni i jetëgjatësisë./dw