Një anije kozmike ruse me tre persona në të, ka arritur me sukses në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, në orët e para të ditës së sotme. Në anijen e cila tashmë ka arritur në Stacionin e Hapësirës ishte punonjësi i Agjencisë Amerikane të Hapësirës, NASA, Reid Wiseman, kozmonauti rus Max Surayev dhe astronauti gjerman nga Agjencia Evropiane e Hapësirës, Alexander Gerst. Anija kozmike ka arritur në cak pak para orës 04.00 të mëngjesit. Ekuipazhi i kësaj anije do ti bashkohet dy rusëve dhe një amerikani të cilët gjenden në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës që nga muaji mars. Agjencitë ruse dhe amerikane të hapsirës e kanë vazhduar bashkëpunimin pavarëisht raporteve në mes këtyre dy shteteve, si rezultat i krizës në Ukrainë./rel
Home »
» Anija kozmike ruse arrinë në stacionin e hapësirës
Anija kozmike ruse arrinë në stacionin e hapësirës