Panairi i librit në Kroaci, prezantim i veçantë për shkrimtarët bashkëkohorë shqiptarë


Letërsia dhe Politika: Sa mirë e njohim njëri-tjetrin? Sa kemi harruar në lidhje me njëri tjetrin dhe veten tonë?”, është motoja e këtij viti i Panairit të shtatë të Librit dhe Festivalin e Shkrimtarëve Vrisak, që po mbahet në Rijeka, Kroaci nga data 22-25 maj 2014.
Sipas njoftimit zyrtar,  Shqipëria dhe Kosova marrin pjesë në këtë festival me autorët  Lindita Komani, Blerina Rogova Gaxha, Beqë Cufaj, Ilir Gjecaj, Gazmend Krasniqi.
Panairi i Librit dhe Festivali autorëve Vrisak është një prej festivaleve më të njohur në rajonin e Ballkanit Perëndimor e që siguron një shkëmbim të rëndësishëm kulturor dhe artistik mes Europës Lindore, vendeve të Ballkanit dhe bregut lindor të Adriatikut. Festivali do të prezantojë autorë bashkëkohorë të rajonit nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia dhe Serbia.


Këtë vit organizatorët kanë rezervuar një prezantim të veçantë të shkrimtarëve bashkëkohorë nga Shqipëria. Pjesëmarrja e autorëve shqiptarë në këtë Panair bën të mundur që letërsitë e vendeve pjesëmarrëse në këtë iniciativë të komunikojnë më gjerë duke nxitur në këtë mënyrë bashkëpunimin e integrimin mes kulturave tona