Nxjerrin në shëtitje qenin, gjejnë 11 milionë $ (Foto)


Edhe përrallat bëhen realitet, thesaret ekzistojnë vërtetë. Një çift nga Kalifornia, duke shëtitur qenin gjejnë 1427 monedha ari antike me vlerë 11 milionë dollarë. Thesari ishte fshehur në tete kavanoza te groposura poshtë një peme në pronën e tyre. Ky është zbulimi më i rëndësishëm i monedhave të arit ndodhur ndonjëherë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shembuj të tillë kanë ndodhur edhe shumë vite më parë, si në vitin 1874 kur u gjendën 15 mijë dollarë, apo edhe në vitet 1847 1894, por shumat kanë qenë më të vogla. Çift një pjesë të parave ia ka dhuruar muzeut të vendit.