Në të ardhmen pritet që energjinë ta marrim nga rrezet e diellit (Video)

        Në të ardhmen pritet që energjinë ta marrim nga rrezet e diellit (Video)

Dielli prodhon më shumë energji sesa ne mund ta konsumojmë dhe do të vazhdojë të bëj kështu edhe për pesë miliard vjet të ardhshëm, por për ta shfrytëzuar këtë energji ne duhet të jemi të zgjuar.

Dielli gjendet 143 milion km nga toka, kurse flaka e shpërndarjes së valëve që bëjnë rrugën tek ne, ulin efektin për shkak edhe të dendësisë së atmosferës. Nga koha kur ato arrin në sipërfaqe, ne sillemi me një fraksion të energjisë që mund të absorbojmë, por ne mund të reduktojmë distancën në mes të kolektorit të energjisë diellore dhe Diellit, me anë të ndonjë sateliti në hapësirë.

Andaj kjo është zgjidhja logjike për të vendosur kolektorin tonë të energjisë diellore jashtë atmosferës së Tokës – dhe të përdorim panelet diellorë për energji të anijeve kozmike një gjë që e bëjmë prej vitit 1958, kështu që kjo nuk është se ne nuk e dimë si ta shfrytëzojmë energjinë diellore nga hapësira.

Problemi, pra është se si ta kthejmë atë në tokë. Andaj pas disa dekadave të përpjekjeve, këtë e ka bërë Agjencia për Gjurmim të Hapësirës e Japonisë (JAXA) të cilët janë shumë afër për ta zgjidhur këtë problem.

JAXA ka një shpjegim të saj për Sistemin e Energjisë Solare në Hapësirë, shpjegon shkallën se si bota e jonë natyrale është një energji diellore dhe përpjekjet e agjencisë që po bëhen është të zëvendësohet fosili i derivateve me këtë burim të pastër të energjisë , proces që shpjegohet në këtë video:




Ka pasur disa përpjekje të ndryshme për të zgjidhur problemin e energjisë në tokë nga dielli, duke vendosur lasere me amplituda (shumë e vështirë për t’u arritur) në robot të hapësirës ( një gjë që kushton shumë para).

Më e fundit, dhe e mundshme të realizohet, është versioni i propozimit të Jaxa-s i bërë nga Susumu Sasaki që e ka botuar në revistën shkencore IEEE Spectrum.

Ai bën thirrje për një ishull me recerver (pranues) me mikrovalë që lidhet me një satelit që gjendet 35 405 km larg Tokës – duke sjell me intensitet rrezet që nuk sjellin dëm në dërgimin e tyre në Tokë. Versioni i këtij koncepti të SSPS do të lansohet në vitin 2020 dhe do të prodhon 200 kilovat energji: shpresohet që deri në vitin 2040 SSPS do të sjell rreth 1 gigavat energji në Tokë.

Kjo nuk është e mjaftueshme për nevojat energjike së tërë Japonisë, aq më pak të botës – por do të jepte mundësinë që të krijohet plantacione me panele solare që do të sillnin energji bashkë me satelitet shumë më shumë se sa ndodh për momentin dhe kështu njerëzit të marrin energjinë nga dielli.



Related Posts: