Një grup shkencëtarësh britanikë thonë se qeveritë botërore kanë filluar të përgatiten në një mënyrë të sinkronizuar për takimin përfundimtar me banorët jashtëtokësorë
. Në revistën shkencore “Philosophical Transactions Α” të Royal Society, instituti britanik dhe një grup shkencëtarësh, nënvizojnë për herë të parë në historinë e njerëzimit hapur se nuk jemi të vetëm në Univers.“Nëse kjo do të thotë se nuk jemi vetëm, atëherë kjo ndikon në atë se si njerëzimi e koncepton vetveten dhe duhet të jemi përgatitur për pasojat”, thonë studiuesit Martin Dominik dhe John C. Zarnecki në hyrje të raportit të ty re. Në këtë raport shkencorë thuhet se mungesa e koordinimit, mund të shmanget me krijimin e një platforme më të gjerë në nivel global duke u rregulluar dhe ligjëruar nga politika ndërkombëtare. Shkencëtarët thonë se Kombet e Bashkuara kanë krijuar tashmë një mekanizëm institucional që nga viti 1959: Komisionin Extra Space, ku hetojnë struktura dhe vendstrehime të cilat janë krijuar për në rastin kur Toka do të ndodhet në rrezik.
Specialisti i fushës së zhvillimit të përparuar të paleobiologjisë në Universitetin e Kembrixh, Simon Conway Morris thotë se duhet të përgatitemi për më të keqen. Sipas tij është e mundur që zhvillohen planet e Darvinit për botë të “çuditshme” dhe përveç kësaj, jashtëtokësorët mund të ketë ngjashmëri të shumta me jetën në Tokë.
Burimi: Gazeta Express