Koha jo gjithmonë është përcaktuese

Nga Majlinda Bushja


Lëvizjet shoqërore jo vetëm në ditët e sotme, por në të gjithë kohërat kanë rrëfyer ndër të tjera se koha nuk është gjithmonë përcaktuese në rrjedhën e ngjarjeve. Megjithatë, zakonisht ne bëjmë përpjekje për të vendosur rregull brenda kohës sonë për të mos e shndërruar atë në një pengesë, të pritshmërive tona, të cilat i kemi vendosur në listën e memorjes personale. Nëse përpiqemi në mënyrë konstante për të vendosur rregull, ne në një farë mënyre përpiqemi ta bëjmë kohën përcaktuese të shumë ngjarjeve kryesore në jetën tonë. Ndërkohë shpesh, nga ana tjetër jemi të destinuar të bashkëverojmë brenda grupit, pasi vet egzistenca jonë është fryt i kësaj marrëdhënie të detyruar shoqërore që është  pashmangshmërisht ndikuese në jetë, duke bërë përcaktimin relativ të kohës.
Vet kushtet në të cilat ndodhemi, e kushtëzojnë sjelljen tonë duke i dhënë formë lirisë individuale, ashtu siç vendi e kërkon. Kështu, bashkëveprimi për të siguruar vazhdimësinë është hallka kryesore e zinxhirit të marrëdhënieve shoqërore, i cili kur nuk funksionon si duhet në vend që të japi zgjidhje problemeve, bën të kundërtën e tij.  Marrëdhëniet kompleksohen madje deri në atë pikë sa shpesh na duhet të kthehemi pas në kohë për të ndrequr të shkuarën. Çdo kthim pas është vonesa e radhës që e bën gjithmonë e më të largët finishin e qellimeve tona individuale, pa të cilat nuk do të kishte kuptim as egzistenca jonë.
Duke qënë të vetëdijshëm për natyrën e vështirë të marrëdhënieve tona ndërmjet nesh, ne jemi të qartë që koha nuk është gjithmonë përcaktuesja jonë. Mundësitë dhe qellimet jo gjithmonë ecin përkrahë një arsyetimit llogjik, e logjika jonë shpesh bëhet pengesa e një vashdimësie normale përkrah të tjerëve. Ne si individ herë kthehemi në zotër të kohës, e herë koha na kthen në skllevër të saj. Ajo na bën urdhërues dhe të bindur në periudha të ndryshme, ndërkohë që, përpiqemi përtej kapaciteteve tona të çfarëdolloji të jemi zotërues. Në këtë mënyrë, jo gjithmonë jemi të predispozuar t’ia arrijmë qellimive për vet paqendrueshmërinë e marrëdhënieve tona në shoqëri, ku e papritura shpesh bëhet përcaktuesja e momentit ndërveprues. Dëshira jonë është të kemi sa më pak barriera gjatë gjithë egzistencës sonë, pasi çdo pengesë e pakaluar me kohën ul ritmin e përparimit tonë duke na lënë pas.  
Koha nuk është gjithmonë përcaktuese për jetën tonë, sepse koha ka treguar se ne nuk jetojmë të vendosur në radhë e nuk ikim në mënyrë të tillë. Destini ynë është i paparashikuar megjithëse, ne shtrojmë rrugët tonë të së ardhmes me qellimin për t’i kaluar ato deri në fund. Synimi ynë është të shkojmë sa më larg, pa kaluar nëpër zikzaket e vetkrijuara kohë pas kohe që mbajnë peng qellimet tona finale. Nëse bëhemi të vegjël para qellimeve tona, koha do të na jap në fundin e saj po atë shpërblim. Pavarsisht se në vetvete ajo nuk është gjithmonë përcaktuese, brenda tërësisë së saj ka limitet e fillimit dhe mbarimit. E në të gjithë hapsirën e saj të brendshme papërcaktuese, ne vendosim vet limitet, apo ja lëmë kohës në dorë të vendos limitet pa një përcaktim të qartë. E rëndësishme është çfarë lemë përgjatë saj, rezultatet e arritura. Kur fillimi dhe fundi kanë po të njëjtëtin rezultat, ndryshimi është vështirë të ndodh më pas.  Të qenit të përkohshëm nuk është në dorën tonë, por të qenit të përjetshëm është vendim i yni. Pasi jeta nuk është përcaktuese në sasinë e saj, por është e tillë në cilësi, veprat që lëmë pas është përcaktimi i ynë.
Koha sjell ngjarje në jetën tonë, ngjarjet formësojnë jetën në vazhdim me një përcaktim jo gjithmonë të qartë. Për sa kohë e ardhmja jonë është e mbuluar nga enigma të vazhdueshme dhe e papritura bën kthesën radikale të jetës, përcaktimi mbet relativ. Ajo që vemë re në rrjedhën e saj është paqendrueshmëria, pasi përjashtimi nga rregulli, është “rregull”, pse vet koha e ka pranuar këtë fakt. Rregulli është i domosdoshëm, por vet koha nuk është shembull i zbatimit të mirë, të saj. Ajo herë pas here tregon të kundërtën, modelin e saj të papërcaktueshmërisë, misterin. Në të gjithë këtë situatë, ajo që bëjmë ne është përpjekja e vazhdueshme për të vendosur rregull brenda saj, herë si individ, e herë si shoqëri.
Në rrafshin individual ambicja e gjithsecilit është t’i japi kohës formën që dëshiron, për t’i vjel asaj vlefshërinë që qellimi ynë e kërkon si domosdoshmëri. Çdo vonesë dhe shpenzim i kot i saj përveçse na heq të drejtën e zotërimit, na shënjon dhe si humbës në realizimin e qellimeve të vazhdueshme, që çdokush prej nesh i ka në vetvete përgjatë egzistencës së tij shumëvjeçare. Për sa kohë zgjedhja është e jona, koha na jep të drejtën e zotërimit të saj, pavarsisht aftësisë sonë për t’u bërë zotërues dhe për ta kthyer atë në vlerë.
Ajo që na rrëfen koha herë pas here është se, e drejta e gjithsecilit është të ketë të drejta, që më pas t’i gëzoj ato. Nëpërmjet tyre koha bëhet edhe më e dukshme në produktivitetin e saj, në dobi të individit dhe ndryshimit pozitiv në tërësi. Çdo marrëdhënie e ndërsjelltë, e çdo marrëdhënie e ngjizur në këtë mënyrë është simbol i progresit individual që në të përgjithshmen e vet jep ndikime më të gjera se kaq. Pasi çdo copëz progresi individual. përbën copëzat e progresit shoqëror të cilat ia ndryshojnë fytyrën pozitivisht shoqërisë sa më shumë ato rriten. Kështu, shoqëria transformohet me kohën duke i lënë historisë, fytyrën e vërtetë të momentit në të cilën është ndodhur.
Vihet re shpesh që, shoqëria dhe koha kanë një raport të çuditshëm midis tyre. Në çdo kohë është shenjuar një lloj i caktuar shoqërie dhe ne shpesh na është dashur të bëjmë krahasime, për të kuptuar ku jemi. Koha shpesh na rrëfen përmes gjuhës së saj se, shoqëria në të cilën jetojmë është më e mirë apo më e keqe se shoqëritë e mëparshme. Ajo është nxitëse e ndryshimeve të dëshiruara sepse, përmes saj ne si individ përpiqemi t’i luftojmë steriotipet e shoqërisë, t’i ndryshojmë mënyrat tona të të jetuarit nëpërmjet një lufte të vazhdueshme, duke bërë analiza, duke shkëmbyer ide, duke i krahasuar ato për të vendosur balancat e nevojshme. Synimi ynë, është ndryshimi ynë në drejtim të pozitivitetit, në sa më pak kohë të jetë e mundur, në përpjekje, për ta pasur kohën në favorin tonë. Megjithatë, koha jo gjithmonë është përcaktuese në këto lëvizje të dëshiruara shoqërore, për shkak të diversitet gjeografik në të cilin shoqëria jeton, mentalitetit të krijuar kohë më parë dhe rrethanave komplekse që eklipsojnë egzistencën tonë mijëravjeçare. 

Ajo që vihet re me kalimin e viteve është se, koha përzien të tashmen me të shkuarën, pasi asnjëra s’ka kuptim pa tjetrën. E tashmja është vazhdim i së shkuarës, e shkuara sjell të tashmen, momentin. Sadoqë përpiqemi të heqim dorë nga e shkuara, ne nuk mund të jemi tërësisht të shkëputur prej saj, koha do të na e sjell në çaste të caktuara të vazhdimësisë sonë. As individi, as shoqëria nuk i shpëton dot kësaj, gjendjeje, përveç detyrimit për ta përjetuar të shkuarën e shkruar vet. Me kalimin e viteve, vet e shkuara e kohës tregon se, koha, nuk është gjithmonë përcaktuese, pasi përzien të shkuarën me të tashmen, në situata komplekse, me përcaktime të paqarta qoftë për individin, qoftë për shoqërinë, duke mbetur relative.