”I lindur në 1932 në Këln (perëndim), Becker është ndër emrat e shquar të poezisë bashkëkohore, vepra e tij ka një ndikim vendimtar në poezinë gjermanofone ndër gjenerata”, shkruan Akademia për të hedhur dritë rreth zgjedhjes së bërë.
“Për dekada me radhë, ai ka evoluar dhe ripërcaktuar kufirin mes poezisë dhe prozës. Poemat e tij të ushqejnë me një diapazon në një botë plot me ndjeshmëri, sensualitet dhe kurioziotet si dhe të një stili mjaft diskret”, shkruan ajo.
”Tekstet e Beckerit, në të cilat përshkrimet e pejsazheve luajnë një rol të rëndësishëm, na ftojnë me këmbëngulje të shqyrtojmë botën tonë dhe gjuhën me më shumë kujdes”, vijon teksti.