Imagjinoni të lidheni përsëri me nënën që e patët humbur prej shumë kohësh, në një fis që nuk ka gjuhë të shkruar, elektricitet apo mjekësi. Këtë përjetoi David Good kur gjeti të ëmëm, Yarima në një fis në Venezuelë.
Ai ishte shprehur se ajo pati vdekur në një aksident me makinë, sepse e vërteta e vinte në siklet – i ati, Kenneth, një student antropologjie, ishte martuar me Yariman në vitin 1978 pas një ekspedite në fis. Ata vendosën të jetonin së bashku në Nju Xhersi në vitin 1986 nga ku lindi dhe David që bëri jetë normale amerikane.
Yarima tha se në Nju Xhersi kishte humbur kontaktin e afërt me njerëzit. Ajo u kthye në fisin e saj, duke e lënë Davidin të vetëm dhe të turpëruar. Ai e përjetoi keq këtë histori në adoleshencë. Por tani në jetën prej të rrituri, djali po e viziton të ëmën vazhdimisht dhe duket se po i pëlqen kjo gjë.






