Të gjithë ne, të paktën një herë në jetë, kemi ëndërruar të fitojmë lotarinë. Por ka edhe nga ata që e fitojnë dhe nuk dinë si t’i mirë-menaxhojnë paratë e fituara pa asnjë mund. Këtë gjë e di mirë Michael Carroll që në moshën 19-vjeçare fitoi 11 milionë euro. Sot, në moshën 30-vjeçare ai është detyruar të punojë në fabrikë me 7 euro në orë. “Sot fitojë 200 sterlina në javë duke paketuar biskota”, ka treguar burri për Daily Mail. Në fakt pasi fitoi, Carroll arriti të harxhonte tërë pasurinë e tij. Fillimisht duke blerë një shtëpi prej 300 mijë sterlinash, ndërsa 400 të tjera për arredimin e saj në mënyrë luksoze dhe me pishina. Në vijim bleu edhe makina luksi, ndërsa gjithë pjesën e mbetur të parave e harxhoi për kokainë, prostituta dhe për kumar. Në vitin 2004 ai përfundoi edhe në burg. Iu desh kohë, por tani duket se është “pastruar”. Jeton në Skoci dhe që prej dy vjetësh nuk e përdor më drogën. Po ju çfarë do të bënit me 11 milionë euro?
Home »
Kuriozitete
» Fiton lotarinë 11 milionë euro, por i shpenzon të gjitha dhe bëhet më i varfër
Fiton lotarinë 11 milionë euro, por i shpenzon të gjitha dhe bëhet më i varfër