Fëmija kinez eci 150 km për të arritur te gjyshja e tij


Kjo është historia e rrallë e një 11-vjeçari kinez. Ai arriti të shkonte në shtëpinë e gjyshes së tij duke ecur i vetëm për 11 ditë, ndërsa përshkoi një rrugë prej 150 km. Ai gjatë atyre ditëve arriti të mbijetonte vetëm me rreth 3 euro. Lajmi është dhënë nga mediat kineze. Fëmija u nis nga provinca e Fujian për të arritur në provincën Jiangxi ku edhe jetonte gjyshja e tij e dashur. 11-vjeçari ka thënë se gjatë rrugës ka pirë vetëm 5 shishe ujë dhe ka ngrënë 6 panine për të luftuar nevojën e urisë dhe të etjes, ndërsa ai ka fjetur në vend parkimet që gjente gjatë rrugës. Ai ka rrëfyer gjithashtu se u largua prej shtëpisë ngaqë babai e detyronte atë të mësonte shumë, ndaj i vodhi atij 4 jen dhe u largua. Ndërkaq gjatë rrugës një burrë i ka dhuruar edhe 20 jen të tjerë