Qendrat e votimit u hapën sot në Egjipt për zgjedhjet presidenciale ku Abdel Fattah al Sissi, ish- kreu i ushtrisë që rrëzoi ish-presidentin islamik Mohamed Morsi 11 muaj më parë, shihet si favoriti kryesor.
Mareshali Sissi, drejton “de facto” vendin që kur rrëzoi më 3 korrik 2013 Morsin, i vetmi president i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt. Ai është bërë shumë popullor që kur filloi një represion të pandalshëm dhe të përgjakshëm kundër përkrahësve të Morsit, që janë të grupuar te ”Vëllezëria myslimane”.
Radhë të gjata burrash dhe grashë, të ndara, ishin krijuar në mëngjes herët përpara qendrave të votimit në Kajro që u hapën në orën 09:00 sipas orës lokale (06:00 GMT) për zhvillimin e zgjedhjeve që do të zgjasin dy ditë.
Për shumicën e egjiptianëve, Sissi është njeriu i fortë që do të sjellë stabilitetin pas tre muajsh kaos dhe krize ekonomike që u pasuan nga revolta popullore e vitit 2011 që largoi nga pushteti Hosni Mubarakun.