A e keni pyetur ndonjëherë veten se si do të jenë prostitutat e të ardhmes?
Sipas dy akademikëve nga Zelanda e Re, edhe kjo “punë” do të kalojë një krizë të fortë me kalimin e viteve, duke qenë se do të vijnë konkurrente të mekanizuara për t’i zënë vendin atyre të “mishtave”, që përveç të tjerash do të jenë të ligjshme.
Në vende të tilla si Hollanda, ku ka lagje të ligjshme me “drita të kuqe”, prostitutat e kohës së sotme do të zëvendësohen nga prostituta robotike. Në këtë mënyrë edhe numri i të prekurve me sëmundjeve seksualisht të transmetueshme do të ulet në mënyrë të ndjeshme. Ndërsa grupet kontrabandiste që merren me ketë “biznes” do të falimentojnë. Çmimet e punëtoreve të seksit do të vendoset nga këshilli i qytetit, i cili do të ketë kontrollin e plotë të punës së tyre. Ky informacion është raportuar nga “parashikuesi i të ardhmes” Ian dhe seksologu Michelle, ndërkohë që ai është botuar në një artikull të revistës Futures. Pra këta dy studiues janë përpjekur të spekulojnë të ardhmen e seksit të paguar!