TURQI – Zgjedhjet presidenciale më 10 gusht




ANKARA, 8 mars /ATSH-MIA/ – Turqia do të organizojë zgjedhjet presidenciale më 10 gusht, pasi të përfundojë mandati shtatëvjeçar i shefit aktual të shtetit, Abdullah Gul, njoftoi sot kabineti i kryeministrit turk, Recep Tayip Erdogan.
Balotazhi presidencial do të mbahet më 24 gusht, nëse asnjë nga kandidatët nuk e fiton shumicën e nevojshme në votimin e 10 gushtit.
Kjo do të jetë hera e parë në Turqi që presidentin e shtetit e zgjedhin qytetarët në zgjedhje të drejtpërdrejta dhe jo Parlamenti.

Gul do të mund të kandidojë për mandat të ri, i cili do të zgjatë pesë vjet, por ende nuk ka konfirmuar nëse do të hyjë në garën zgjedhore.