Ish- presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviç, është shtruar në një spital të Moskës pasi ka pësuar një atak në zemër.
Kështu raportojnë mediat ruse.
Sipas Moskovsky Komsomolets, gjendja e tij është e rëndë.
Në fillim të kësaj jave pati raportime se Janukoviç ka vdekur nga një atak në zemër, por presidenti rus, Vladimir Putin, i mohoi këto zëra.
Ai tha se aleati i tij është gjallë dhe i shëndetshëm.
Por Janukoviç nuk është parë në publik që pas konferencës për shtyp një javë më parë.
Gazeta MK thotë se nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë lajm, ndërsa nuk jepet as emri i spitalit ku është shtruar.






